Roberti foli dhe fajin ja hodhi produksionit. “Ishte një surprizë e hidhur”…

E kemi pritur të gjithë sot një reagim nga Robert Aliaj dhe sot pasdite në një bashkëbisedim me Anaidin, Jetmirin dhe Dasarën ai tha se kjo ishte një situatë aspak e këndshme për të.

”Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti duke thumbur në këtë mënyrë edhe Sabianin i cili u bë pjesë e Big Brother mbrëmë dhe sot ka mundur të bisedojë me banorët por edhe me vetë Kristin duke shpjeguar arsyet sepse ai zgjodhi të rifutej brenda në Big Brother.

Kryefjala.com