Robert Berisha pjesë e “Big Brother”? Flet për herë të parë këngëtari

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, që po pritet me shumë entuziazë, për shkak të ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu siç paralajmëroi më herët moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, po zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

Shumë emra janë përfolur deri më tani si të përzgjedhurit e këtij edicioni, së fundmi edhe emri i këngëtarit kosovar, Robert Berishës.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.

“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta”, tha fillimisht Berisha në një prenoncim. “Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, shtoi ai.

Roberti drejton emisionin “Robi plaket kur don vet”, bashkë me modelen e përzgjedhur “Miss Kosova 2019”, Eriona Sejdiun, me të cilën është përfolur edhe për një romancë të mundshme.

/News31