Robert Berisha i përgjigjet Feros: “Në 30 koncerte që ke pasur, të kanë rrahur 65 herë”

Sikur mos mjaftonte çdo gjë që po ndodh në 2020-ën, sot Fero dhe Robert Berisha kanë nisur një “konflikt” online. Ka qenë reperi, i cili për shkak të një deklarate të Robertit shumë muaj më parë, e ka ironizuar këtë të fundit në Instagram, kryesisht për koncertet dhe pagesat që merr për to.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Robertit, që nuk ka nguruar ta etiketojë Feron në postimet e bëra kundër tij në story.

“Fero gjatë gjithë karrierës së tij ka pas 30 koncerte, ku menaxheri i ka marrë 90% të fitimeve. Prej 30 koncerteve, 65 herë e ka rrahur mbrapa skenës, duek hyrë në makinë, më pas edhe në një qendër tregëtare“– shkruan Berisha, duke ju referuar reperit si “Felo”.

Jo vetëm kaq por Roberti mendon se Fero nuk di të këndojë as me playback dhe se duhet të përdoret si thes boksi, për t’u ushtruar gjatë kohës së pandemisë, meqë jo të gjithë e kanë mundësinë ta bëjnë tani. Madje nuk ja ka kursyer edhe dy rreshta me rimë në fund, si për ta bërë tamam diss.

Dhe ne që menduam se i kishim parë të gjitha…

/News31.al