Rita Petro largohet nga ‘Goca & Gra’: Zbulohet moderatorja e re

Autorja Rita Petro nuk do të jetë pjesë e panelit të “Goca & Gra”, program i cili rinis së shpejti në Top Channel.

Anabel mëson se Petro është larguar për shkak të angazhimeve personale që kanë lidhje me punën. Dalina Buzit, Armina Mevlanit dhe Fatma Haxhialiut do t’u bashkohet Jerina Lalaj.

Lalaj është konsulente biznesi dhe ka përvojë në media në fusha si komunikimi dhe marketingu. Kujtojmë se së fundmi, ajo ishte pjesë e panelit të opinionistëve në “Love Story” në Tv Klan, program nga i cili u largua në fund të shkurtit pas një debati të ashpër me Robert Aliaj.