Rita Ora e përfolur për lidhjen me Cara Delevigne, fotot nga shtrati

Screenshot_2018-10-26-16-43-03-1
Kur lançoi këngën “Girls” në bashkëpunim edhe me Bebe Rexhën dhe reperen Cardi B, ajo deklaroi po ashtu se ishte biseksuale. E më pas, kjo u hapi rrugë mediave britanike të supozojnë se ajo kishte një lidhje më shumë se sa miqësore me modelen e famshme Cara Delevigne. Madje në disa postime, Rita i ishte referuar asaj si “gruaja” dhe kjo dha mundësi për komentime të lloj-llojshme. Dhe është Rita ajo që ka publikuar një fotografi me modelen me të cilën supozohet se kishte pasur lidhje romantike ndonëse s’e kishte konfirmuar kurrë, duke ngrënë ushqime në shtrat, shkruan Prive. Edhe pse Rita më pas u përfol se është në lidhje me Andreë Ëatt, duket se ka mbajtur raportet me modelen e famshme pasi që nuk e pati problem të shfaqet sërish me të publikisht!