Rita Ora do të fejohet më shpejtë nga ç’e prisnim. Prindërit i japin bekimin e tyre

Thuhet se Rita Ora dhe i dashuri saj Taika Waititi, do të fejohen gjatë periudhës se krishlindjeve. Mesa duket çifti përveç krishtlindjeve kanë dhe një arsye më shumë për të festuar.Këngëtarja ka udhëtuar drejt Australisë me regjisorin e filmit “Thor” muajin e kaluar dhe disa burime thonë se “këmbanat e dasmës po bien për Ritën dhe të dashurin e saj regjisor”

“Rita dhe Taika janë të dashuruar kokë e këmbë”– tha një burim i “The Sun”.

Artistja është shprehur se ai është “i vetmi” për të. “Asnjë nga shoqet e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte propozimin së shpejti”, shtoi burimi i brendshëm.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me Ritën, pas takimit në Londër.“Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”,ka folur një burim.

Mandatory Credit: Photo by Richard Milnes/Shutterstock (12645351bc)
Taika Waititi and Rita Ora
‘Being the Ricardos’ film premiere, Sydney, Australia – 15 Dec 2021

“The Sun” ka treguar se dyshja kanë filluar të takoheshin fshehurazi në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Anxhelos në fillim të qershorit.

“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien, ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin“, tha burimi i brendshëm në atë kohë. Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e LA të “The Suicide Squad” më 2 gusht.