Riniani gjen dashurinë dhe falenderon “Përputhen”

Riniani, një nga djemtë më të spikatur në “Përputhen” pak ditë më parë njoftoi largimin e tij nga emisioni. Ndërsa sot i ftuar në “Shqipëria live”, ai ka treguar se zemra ka nisur t’i rrahë sërish për një vajzë që nuk i përket “Përputhen” dhe as botës së showbizit. Madje Riniani falenderoi “Përputhen” që u bë shkak që të njihej me këtë vajzë, identitetin e të cilës nuk na e zbuloi.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija program. Jam shumë i lumtur”, rrëfeu Riniani.