Rikthehet podcasti i Meghan Markle

Podkasti i Meghan Markle në Spotify “Archetypes” do të rikthehet më 4 tetor, njoftoi platforma e transmetimit.

Markle ndaloi publikimin e episodeve të reja në shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Ish aktorja së bashku me Princ Harry morën pjesë në funeralin e monarkut të ndjerë më 19 shtator.Gjatë një periudhe zie mbretërore, të gjithë anëtarët e monarkisë ndërprenë detyrat e tyre zyrtare.

“Episodet e planifikuara do të rifillojnë të martën, më 4 tetor,” shkruhej në faqen Spotify të podcast-it.Episodi i ardhshëm do të mirëpresë komedianin Margaret Cho, e cila do të diskutojë për industrinë e argëtimit si një aziatike amerikane. Më parë morë pjesë Serena Williams, këngëtarja Mariah Carey, si dhe shkrimtarja Mindy Kaling. Të ftuarit e ardhshëm do të jenë komedianët, Robin Thede dhe Ziwe Fumudoh. “Archetypes” rrëzoi “The Joe Rogan Experience” të Joe Rogan nga vendi nr. 1 në javën e publikimit.

Meghan Markle dhe Harry nënshkruan në fund të vitit 2020 për të organizuar dhe prodhuar podkaste për platformën. Marrëveshja fitimprurëse vlerësohet të jetë rreth 25 milionë dollarë.