Rikthehet Mira Konçi/ Zbulon surprizën për të gjithë adhuruesit

Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehet sërish në skenë. Këngëtarja shumë e dashur ka zbuluar surprizën se rikthimi i saj do të jetë përmes një koncerti në bashkëpunim me Faton Maculan.

Koncerti do të bëhet në datën 17 dhjetor ndërsa thekson se inforamcionin për biletat do ta ndajë së shpejti me të gjithë fansat e saj.

Mira Konçi thotë se për këtë koncert ka punuar për një periudhë 2-vjeçare.

“Shumë e emocionuar për koncertin duet with amazing Faton Macula, në datën 17 dhjetor.

Ky projekt vjen pas një punë dy-vjeçare, ku unë dhe Fatoni kemi punuar këngë të cilat i ndiejmë afër zemrës sonë, të trajtuara totalisht ndryshe por që ruajnë autenticitetin e tyre.

Linkun ku do mundeni të siguroni biletat tuaja, do e ndaj së shpejti. Shpresoj t’ju shoh atje”, shkruan Mira Konçi.

Ora News