Rikthehet Flori Mumajesi dhe ka një super lajm: Shumë shpejt… (VIDEO)

Prej disa kohësh, kantautori i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, është larguar nga skena muzikore dhe nga rrjetet sociale.

E teksa të gjithë pyesnin se çfarë ka ndodhur me Florin, së fundmi ai është rikthyer në rrjetet sociale dhe ka bërë postimin e parë që nga prilli i këtij viti.

Pak ditë më parë ai ka festuar ditëlindjen dhe për këtë, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe si dhe janë interesuar për të gjatë këtyre muajve që ka munguar.

Në një video të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, Flori jep edhe një lajm të mirë për fansat e tij të shumtë, duke thënë se do të rikthehet fizikisht ashtu edhe në muzikë.

View this post on Instagram

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

“U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instinktin e postimeve, por nuk kam humbur diçka që mendoj është shumë e rëndësishme: është mirënjohja. U jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë dërguar mesazhe, që më kanë shkruar, më kanë uruar. Miq, kolegë, familjarë, të njohur e të panjohur. Çdo urim ka qenë një përqafim, ka qenë një motivim për të qenë shumë shpejt sa më pranë jush, qoftë si Flor fizikisht, qoftë si Flor nëpërmjet muzikës. Faleminderit për çdo urim. Gëzuar, edhe juve ju paça çdo ditë të lumtur dhe të shëndetshëm. Falemiderit edhe njëherë”, thotë kantautori i njohur në video.