Rihanna na prezanton për herë të parë me vogëlushin e saj

Rihanna dhe A$AP Rocky prezantuan me botën djalin e tyre të porsalindur.

Këngëtarja dhe reperi, 34 vjeç pozuan për një seri fotosh të adhurueshme që tregojnë foshnjën e porsalindur të çiftit, Riot Rose , si dhe djalin RZA, 16 muajsh.

Në foto, ata pozojnë së bashku për herë të parë si një familje prej katër anëtarësh. Muzikantja dhe nëna e dy fëmijëve është fotografuar gjithashtu duke mbajtur të porsalindurin e saj vetëm teksa mbështetet pas një makine.

Fotot tregojnë çiftin duke luajtur me Riot në një batanije ndërsa ai buzëqesh ëmbël me prindërit e tij.