Reperi i famshëm shqiptar publikon videon duke qarë dhe zbulon arsyen: Shpresoj që kur të vdes…

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, së fundmi është bërë mjaft i famshëm kudo në botë dhe po korr sukses me këngët e tij.

Por së fundmi ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqet me lot në sy. E arsyeja lidhet pikërisht me famën ose më saktë, me këngën e tij super të suksesshme të titulluar “My Year” (viti im).

Gashi-2

Revista prestigjioze “GQ” ka shkruar se hiti i Gashit është renditur i katërti ndër këngët më të mira të vitit 2019.

Në videon e publikuar në “Instagram”, reperi i famshëm ka falenderuar revistën e famshme ndërkohë krah saj ka shkruar: “Po qaj sepse kurrë nuk jam njohur për muzikën që bëj. ‘My Year’ duhej të ishte vlerësuar më shumë seç është vlerësuar. Shpresoj që kur unë të vdes, ju të gjithë ta dëgjoni përgjatë Vitit të Ri çdo vit!”.

Gashi-3