Renato Mekolli me pushime në Mykonos, kush është vajza që po e shoqëron?

Pak para nisjes së sezonit të ri televiziv, shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar disa ditë pushimi.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram momente nga vendi ku ka zgjedhur të pushojë.

Ranato-3
Renato ndodhet në Mykonos, mirëpo ajo çka na bie në sy është se shefi i kuzhinës nuk po i shijon vetëm këto pushime.
Së bashku me të ndodhet edhe një femër, të cilën ai ende nuk e ka zbuluar për publikun. Ata shfaqen duke trokitur gotat me shampanjë, teksa ndodhen përballë pishinës.

Ranato-4
Megjithatë, Renato ka vendosur ta mbajë ende të fshehtë nga publiku identitetin e saj.
Kujtojmë se në muajin tetor fillon sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen”, për të cilin shefi i kuzhinës ka premtuar surpriza të mëdha.

Ranato-2