‘Reja s’pati sukses’, Rraklli: Pse të mos kemi trajner shqiptar për Kombëtaren?

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Altin Rrakli thotë se trajneri aktual i kuqezinjve, Edi Reja nuk ka pasur sukses në kompeticionet e fundit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rrakli u shpreh se ka ardhur koha që në krye të Kombëtares, të jetë një trajner shqiptar.

“Në rastin konkret, Reja, në kompeticionet e fundit nuk ka pasur sukses. Ka ardhur momenti që të vendoset një trajner i ri. Ka qenë fjala gjithmonë, pse të mos vendosim një trajner shqiptar? Pse mos ta provojmë? Ideja e trajnerit shqiptar ka qenë tabu para shumë vitesh, sepse bëhet fjala për ndërhyrje shumë në stafin teknik.

Trajneri jeton në Shqipëri dhe patjetër që ndërhyrjet e ndryshme e bënin trajnerin që të mos jepte vendimet e duhura, por sot po flasim në vitin 2022, nuk besoj që ekzistojnë këto lloje presionesh”, theksoi ai.