Regjisori James Cameron: Ja pse fundi tragjik i nëndetëses më kujton “Titanikun”

Regjisori i famshëm i filmit “Titanik”, James Cameron, ka thyer heshtjen pas aksidentit shkatërrues të nëndetëses që ndodhi disa qendra metra larg mbetjeve të Titanikut.

James Cameron tha se shpërthimi katastrofik i nëndetëses Titan që solli vdekjen e pesë njerëzve, i kujton shumë fatkeqësinë e ndodhur në vitin 1912.

“Jam i befasuar nga ngjashmëria me vetë fatkeqësinë e Titanikut, ku kapiteni ishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur në lidhje me ajsbergun që ishte përpara, e megjithatë vazhdoi me shpejtësi të lartë”.

Eshtë hera e parë që regjisori i shprehur si një entuziast i zhytjeve, ka folur në lidhje me këtë tragjedi.