Refuzoi rolin sepse bashkëshorti nuk donte, Zamira Kita rrëfen pengun e së shkuarës!

Zamira Kita, është një prej aktoreve më të suksesshme të kinematografisë shqiptare.

Së fundmi në një intervistë në “Natën me Aulonën”, me Aulona Mustën aktorja rrëfeu një episod ku bashkëshoti e ka ndaluar të luajë një rol në film, atë të prostitutës.

“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter.Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film dhe unë të nesërmen shkova dorëzova skenarin, u thashë që nuk e bëja dot.”, tha ajo.

Revista Who