Redona e ‘Love Story’ fejohet dhe pozon me partnerin

Ish-konkurrentja e spektaklit “Love Story”, Redona sot ka bërë publike fejesën. Redona ka publikuar disa foto nga fejesa me një djalë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por ish konkurrentja e spektaklit të dashurisë duket shumë e lumtur krah tij.

Siç shihet pak kohë pas mbarimit të “Love Story”, Redona ka gjetur dashurinë. Çifti ka vendosur të shkëmbejnë unazat e fejesës me një festë me njerëzit e zemrës.