Qetsori bën dush nudo, ja çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e tij të parë në shtëpinë e ‘BBV2’ Qetsori i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. Ai bëri dush nudo e këtë gjë nuk e ka bërë asnjë banor tjerër deri më tani. Teksa po ia tregonte këtë gjë Oltës dhe Jurit, vajzat u shprehën të habitura dhe nuk u ka pëlqyer si veprim, ku dhe e kanë këshilluar Qetsorin të bëjë kujdes.

Olta: Lahesh pa të brendshme ti aty?

Qetsori: Po

Olta: Ça flet? Në ca ore lahesh ti?

Qetsori: Kur flenë të gjithë

Olta: Dukesh

Qetsori: Po punë e madhe mu prish puna pse ca po bëj?

Jori: Nudo? Joo për zotin jo

Qetsori: Nuk duket se është fluid

Olta: Ndaj po i them ca ore lahesh sigurohu që këtu po e po por dhe jashtë ti ketë zënë gjumi të gjithë

Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitive. Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiarën, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin. Ditën e djeshme Jori ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste. Teksa po bisedonte jashtë në oborr, ajo tha se Luizin e ka si një vëlla të madh ndërsa Luizi është shprehur se ka pasur një afrimitet më të veçantë me të se me banorët e tjerë.

Top Albania Radio