Që në vitin 1998, Alex ëndërronte të kishte të dashur Jennifer-in, ja video që e dëshmon

Së fundmi është publikuar në rrjetin social në “Instagram” një video ku tregon se Jennifer Lopez dhe Alex Rodrguez janë bërë për të qenë bashkë.

Partneri i këngëtares me famë botërore ka postuar një video kur ai ka qenë 23 vjeç. Sportisti ka qenë duke dhënë një intervistë kur gazetari e pyet se “cila është femra e ëndrrave me të cilën do të donte të lidhej”.

JLO-2

Dhe mund ta imagjinoni përgjigjen? “Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”, është përgjigjur Alex.

Me pak fjalë, Alex që në vitin 1998 ka patur ëndërr që të kishte si partnere këngëtaren e famshme. Kjo video i ka pëlqyer edhe JLo e cila komenton: “O Zot, më pëlqen kaq shumë kjo”.