“Qaj Rudina Xhunga, qaj Linda Rama”, Olti Curri shkruan statusin më të paparë pas prishjes së pemës nga protestuesit

Të gjithë e panë skenën kur protestuesit i vunë flakën pemës së Krishlindjeve tek Kryeministria, në shenjë zemërimi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga policia.

Qindra qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Brendshme në shenjë revolte për ngjarjen e së martës, ku një polic qëlloi dhe vrau një 25-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. E nisur nga reagimet e disa personazheve që ndjenë më shumë keqardhje për një pemë se sa për një jetë të humbur, blogeri Olti Curri godet sërish me qëndrimin dhe fjalën e tij.

I njohur si tekstshkruesi më i pëlqyer i baladave hit, Olti ka shkruar një status në profilin e tij në facebook ndërsa thotë:

“Një vogelush i kërkon nepermjet nje letre pemen e vitit te ri (qe u prish nga protesta) kryeministrit…qaj Rudina Xhunga qe e botoi te portali i saj, qaj Linda Rama…Sa mire qe emocionohen akoma nga letrat qe shkrujne vete mer jahu !!! Une plasa duke shkrujt balada edhe shnet me bohet !!!”

Statusi në fjalë është një ironi e pastër për ata aë menduan se kjo protestë u prishi pemën, festat dhe rehatinë personale. Kujtojmë që pas thirrjeve kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj tashmë i dorëhequr, dhe kryeministrit Edi Rama, pati përplasje me forcat e policisë. Më pas një pjesë e protestuesve u zhvendosën përpara godinës së kryeministrisë.

Ata u përpoqën të rrëzonin bredhin e Krishtlindjeve por u tërhoqën dhe më pas i vunë flakën. Klodian Rasha, 25 vjeç u ekzektutua nga një polic në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.