“Pyetja më ordinere”/Sabiani ‘kapet’ keq me gazetarin pasi ky i fundit i tha nëse ka marrë ndonjë lek nga fitorja e Ilirit

Ilir Shaqiri dhe Sabiani ishin dy nga konkurrentët e “BBV” të cilët krijuan një raport të ngushtë miqësor brenda shtëpisë.

Si duket, edhe pas daljes të dy ata gëzojnë një raport të shëndetshëm miqësor dhe janë fotografuar shpesh pranë njëri-tjetrit.

Madje, edhe pas natës finale në të cilën Iliri u shpall fitues,ai u fotografua në shoqërinë e Sabianit teksa publikuan edhe një fotografi duke ngrënë së bashku.

Së fundmi, që të dy ishin të pranishëm në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin që pati ky format.

I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në lidhje me fitoren e mikut të tij ai u përgjigj, Sabiani u përgjigj: “Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane”.

Ndërsa kur u pyet nëse i dha ndonjë lek, këngëtari u shpreh: “Pyetja më fal për shprehjen, më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush”.