Puthje për klikime! Olti Curri: Buzë qumësht, showbizzi ka nonë e babë

Puthja e Olsi Bylykut dhe Romeo Veshajt po bën xhiron e portaleve e sigurisht rrëmben klikimet. Por kanë harruar diçka të cilën ua kujton blogeri Olti Curri.

Blogeri ka publikuar disa nga puthjet e krijuara për efekt televiziv duke treguar se fokus kanë klikimet, ama prezanton dhe nonën e babën e puthjeve në skenë. E gjeni dot kush është? Olti Curri dhe Rozana Radi.

Olti ka publikuar një foto me Rozanën duke u puthur e përbri shkruan: “Për të gjithë ata që patë duke u puthur, janë buzëqumësht. Sepse showbizi shqiptar ka nonë e babë, apo jo Rozana Radi”!

E ka të drejtë në fakt, tani më puthja në ekran nuk është më arritje por e dalë mode.