Puthje pasionante me të dashurin e ri, modelja Sofia Richie i jep ‘lamtumirën’ Scott Disick

Modelja Sofia Richie se ka hedhur pas krahëve ndarjen me Scott Disick dhe ka nisur një lidhje të re dashurie me sipërmarrësin, Matthew Morton.

22-vjeçarja u kap mat teksa shkëmbente puthje pasionante me themeluesin dhe shefin ekzekutiv të Cha Cha Matcha, në një restorant japonez në Beverly Hills.

Në fotot e siguruara nga Daily Mail, Sofia Richie shihet duke kaluar momente romantike me 27-vjeçarin.

Vajza e këngëtarit, Lionel Richie është në një lidhje me Morton prej muajit të kaluar.

Kjo është hera e parë që çifti i ri i showbizz kapen duke u puthur në publik.

Ajo nisi romancën e re pas ndarjes nga ylli 37-vjeçar i Keeping Up With The Kardashians, Scott Disick në gusht.

Një burim tha se Sofia Richie nuk është në kërkim të një lidhje serioze momentalisht.

“Ata kanë folur me mesazhe dhe vendosën të dilnin për darkë. Ajo thjesht po argëtohet, nuk po kërkon një lidhje të re. Sofia shijoi darkën me të, kaq,”– u shpreh një burim.

/Panoramaplus.al