Pushimet romantike të Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy në Ibiza! Çifti shkëmbejnë puthje në jaht

Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni po shijojnë pushimet në një jaht në brigjet e ishujve Balearik. Ish-Presidenti francez dhe modelja 54-vjeçare u fotografuan duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

Çifti, të cilët u martua në vitin 2008 në Paris, një vit pas presidencës së Sarkozy, kanë vendosur të pushojnë në Ibizia dhe dukeshin në superformë.

Modelja ende vazhdon të sfilojë në pasarela për markat më të famshme të modës. Gjatë një interviste së fundmi, u shpreh se “ende e do modën” dhe i konsideron njerëzit që njeh në këtë industri si “familje e dytë’.

Duke folur për marrëdhënien e saj me 68-vjeçarin, ajo tha se ishte e rëndësishme për të që të martohej, duke e konsideruar “një arritje të madhe”.

Ndërsa vajzën e saj Giulia, dhjetë vjeç, modelja tha se shpresonte ta edukojë mirë.

Carla, e cila gjithashtu ka një djalë Aurelien me prezantuesin francez Aurelien Enthoven, shtoi se të rriturit që sillen mirë, zakonisht rritin fëmijë që sillen mirë.

Ajo tha se cilësitë e saj të preferuara ishin dashamirësia dhe bujaria dhe se nuk dëshiron të kontrollojë fëmijët e saj, duke theksuar se kërkon t’i mbështesë sa më shumë.