Pushimet luksoze të Ilda Bejlerit, moderatorja zbulon se kush po e shoqëron

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, prej disa ditësh ka zbuluar se ndodhet me pushime në Greqi. Ajo ka publikuar foto mjaft seksi teksa ndodhej në Mykonos. Por tashmë ajo ka udhëtuar në Lefkada, nga ku ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto e video nga ambienti ku po qëndron. Madje kësaj radhe, moderatorja sportive ka vendosur që të zbulojë edhe shoqëruesit e saj në këto pushime. Në një postim në “Instastory”, Bejleri ka publikuar një foto të prindërve të saj, teksa lahen në pishinë dhe buzëqeshin me njërin-tjetrin. “Dashuritë e mia”, shkruan ajo në foto. Ndërkohë së fundmi Ilda është përfolur për largimin nga “Digitalb” për në “Top Channel”, si dhe për sherrin e saj të bujshëm me Dritan Shakohoxhën. Por Ilda ka bërë së fundmi deklaratën e fortë për Shakohoxhën, duke treguar se nuk ishte ai që e kishte hequr nga puna, por pronari i televizionit./Panorama Plus