Publikohet klipi i Butrint Imerit me protagoniste Kiara Titon! Flet historia e këngës për ata të dy?

Më në fund Butrint Imeri sapo publikoi këngën që mori vëmendjen e të gjithëve që në momentin e lajmërimit ë saj. Kjo pasi, figurante kryesore në videoklip është moderatorja bukuroshe Kiara Tito.

E titulluar “Hajt Hajt”, fabula e këngës flet për një histori dashurie të përfunduar, pasi vajza, ose siç e quan Butrinti “macja e zez”, hoqi dorë nga dashuria e tyre. Videoklipi nis me Butritin i cili shfaqet i rrethuar nga vajza të tjera pas ndarjes dhe më pas në një sekuencë të tij shfaqet Kiara teksa luan golf. E veshur me të bardha, ajo ngjan fiks ashtu siç e thërret Butrinti, “si ëngjëll t’kam pa”.

Kënga deri më tani po pritet mjaft mirë nga fansat e dyshes, por ajo që mund të pyesim të gjithë është:

A ka të bëjë historia e këngës me çiftin apo thjesht ata po “luajnë” sërish?

Kiara dhe këngëtari prej shumë kohësh janë komentuar shpesh për një romancë mes tyre, por asnjëherë, asnjëri nga të dy nuk e ka pohuar. Pas “Hajt Hajt” besojmë se dyshimet e fansave do të shtohen akoma më tepër dhe ata të dy sërish do na lënë në suspancë…

Pavarësisht këtyre “Hajt Hajt” është mjaft ritmike dhe ‘playlistës’ tonë sapo iu shtua edhe një tjetër këngë që do na shoqërojë gjatë ditëve të nxehta./News31