Publikohet kartolina e Krishtlindjeve për vitin 2023 nga Princi William dhe Kate Middleton

Princi William dhe Kate Middleton kanë postuar një foto mbresëlënëse familjare në rrjetet sociale. Kjo është në fakt kartolina e tyre vjetore e Krishtlindjeve. Megjithatë, ndryshe nga portretet e viteve të kaluara, ajo nuk është me ngjyra. Çifti zgjodhi imazhin bardh e zi që mori komente të ndryshme nga përdoruesit.

Familja është e veshur me këmisha me kopsa. Kate dhe Charlotte të dyja veshin xhinse, ndërsa William, George dhe Louis koordinohen me pantallona të errëta (me Louis me pantallona të shkurtra!).

Pas kamerës qëndron fotografi Josh Shinner, me bashkëpunime me revistat dhe gazetat më të rëndësishme si Vogue, Esquire, New York Times, Wall Street Journal, duke fotografuar personalitete si Florence Pugh, Andrew Scott, Vanessa Kirby.

Një nga ndjekësit e tyre në Instagram ka komuntuar se duke pasur parasysh vështirësitë që po përballet planeti, një sesion fotografik me ngjyra do të ishte më optimist.

Bordo