Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Elvana Gjatës dhe Ardian Bujupit

Ka disa ditë që dy këngëtarët e njohur, Elvana Gjata dhe Ardian Bujupi, kanë paralajmëruar për bashkëpunimin e tyre të parë.

Ata treguan se kënga do të mbante titulli “Meine Liebe” (Dashuria ime) dhe duket se tani çdo gjë është gati.

Elvana dhe Ardian kishin menduar që bashkëpunimin e tyre ta hidhnin në treg pak minuta para mesnatës, i cili duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Tekstin e këngës e kanë shkruar të dy artistët së bashku me Dominik Lange.

Ndërkohë në klipin e këngës, Elvana shfaqet më e thjeshtë se kurrë me një këmishë të bardhë, xhinse dhe flokë të çrregullt.