“Pse nuk po e heq fiksimin”, Çiljeta thotë së Mevlani i ka shkruar në Tik Tok para se të bëhej pjesë e PërPuthen

Në emisionin e sotëm të PërPuthen u realizua një takim katër minutësh midis Çiljetës, konkurentes më të re dhe Mevlanit i cili ka qenë pjesë edhe e sezonit të shkuar të PërPuthen.

Gjatë takimit të tyre u kuptua një kontakt i hershëm mes konkurrentëve. Çiljeta u shpreh se Mevlani i ka shkruar në Tik Tok: “Je fiksimi im”, ndërsa përballë tij i kërkoi llogari për arsyen se përse nuk po e hiqte këtë fiksim duke kërkuar një takim me të.

Sipas saj Mevlani i ka shkruar duke i shprehur pëlqimin dhe ajo ka kërkuar nga ai detajet se si mund të bëhet pjesë e emisionit. Gjatë takimit 4 minuta u kuptua se Çiljeta i kishte bërë bllok Mevlanit.

Ndërkohë Mevlani nuk e pranoi të ketë thënë diçka të tillë. Sipas tij nëse e quan një vajzë “fiksimi im atëherë puna ka mbaruar”, gjë që sigurisht u kundërshtua nga Çiljeta.

Çiljeta është nënë e një vajze. Ajo u bë pjesë e emisionit këtë të shtunë.