Pse Kate Middleton mban gjithmonë me vete në udhëtime një kostum të zi

Princi dhe Princesha e Uellsit do të udhëtojnë në SHBA dhe konkretisht në Boston për të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Awards.

Pa dyshim, Princesha Kate ka përgatitur look-un e saj për turin e saj të ri, i cili do të jetë elegant dhe i përsosur për çdo rast. Megjithatë, mes kombinimeve që do të vendosë në bagazhin e saj, duhet të ketë edhe zi për një arsye të rëndësishme.

Princesha e Uellsit duhet të mbajë me vete një kombinim të zi për ta veshur në rast se një anëtar i familjes mbretërore vdes. Mirëpo, në këtë rast, paraqitja e radhës e princeshës duhet të jetë me të zeza, kudo që ajo të jetë.

Ndoshta ky rregull iu imponua anëtarëve të familjes mbretërore, sepse Mbretëresha Elizabeth nuk kishte një fustan zie me vete kur babai i saj Mbreti George VI ndërroi jetë në vitin 1952. Elizabeth ishte në Kenia me të shoqin, Princin Philip. Kështu asaj iu desh të kthehej në Angli pa u veshur me të zeza dhe pasi kishte mësuar lajmin tragjik./abcnews.al