“Pse flet ndryshe në videot e tua?” vajza e nxori edhe kësaj here ‘bllof’ Kim Kardashianin!

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, është një ndër fëmijët më të njohur në mbarë botën dhe rol në famën e saj nuk luajnë vetëm prindërit!

North ka një tip aq të shkathët e çapkën, sa i ka bërë të gjithë për vete. Kim ka një lidhje të veçantë me të bijën, të cilës që në moshë të vogël i ka dhënë lirshmëri të madhe në të veshur, në makeup e gjithçka tjetër.

Ndaj, North ka fituar kaq shumë pavarësi sa sillet tashmë si një vajzë e rritur. Madje, ajo ka nisur t’i japë këshilla mamasë së saj, Kim Kardashian dhe e kritikon kur e sheh të nevojshme.

Kështu ka bërë së fundmi, teksa Kim po reklamonte disa produkte kozmetike. Në sfond, ndërkohë që Kim regjistronte videon, dëgjohet North që i thotë: “Pse flet ndryshe në videot e tua?”

“Për videot e mia? Unë nuk flas ndryshe, unë jam i njëjti person. Mendoni se flas ndryshe kur flas për konturin?” pyeti Kim ndërsa dakord me North ra edhe Charlotte.

Madje, e bija nisi të imitojë zërin e Kim dhe videoja po bën xhiron e rrjetit. Në fakt, kjo është një “taktikë” që përdorin shumë femra, duke u llastuar e duke ‘holluar’ zërin e tyre për t’u dukur më seksi, mirëpo North e kapi filmin!