Protesta për Teatrin/ Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve, shoqërohen me dhunë dhjetëra prej tyre

Tension dhe përplasje në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup të rinjsh që kanë qenë duke protestuar lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar kishin bllokuar rrugën. Ata nuk kanë pranuar ta hapin, e policia ka vendosur t’i shpërndajë me forcë, gjë ka sjellë përplasje fizike mes tyre.

Sipas raportimeve, policia ka negociuar për rreth 20 minuta me ta, por kur nuk ka gjetur dot dakordësi dhe ka ndërhyrë me forcë. Kanë qënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë(FNSH) ata që kanë larguar protestuesit.

Fillimisht u përdor spray me piper ndaj tyre. Këta të fundit i janë përgjigjur policisë e pas konfrontimeve policia i neutralizoi. Madje një djalë i ri u pa i shtrirë në tokë, ndërsa 10 policë i qëndronin sipër kokës për ta shoqëruar më pas drejt makinës së policisë.

Pamje lufte/ Spraj e tërheqje zvarrë bulevardit, plas në qendër të Tiranës. Policia i trembet masivizimit të protestës nga të rinjtë

Pamje lufte/ Spraj e tërheqje zvarrë bulevardit, plas në qendër të Tiranës. Policia i trembet masivizimit të protestës nga të rinjtë Lexoni detajet këtu: https://www.faxweb.al/pamje-lufte-sprai-e-terheqje-zvarre-bulevardit-plas-ne-qender-te-tiranes-policia-i-trembet-masivizimit-te-protestes-nga-te-rinjte-video/

Geplaatst door Fax Web op Zondag 17 mei 2020

U dëgjuan, ulërima dhe lot mes të rinjve që bënin rezistencë. Disa prej tyre janë lënduar.

Njëra prej vajzave në videon e mësipërme ka rrëfyer për “News31” se nuk ka pasur provokim nga ana e të rinjëve protestues. Ajo thotë se ata ishin duke kënduar dhe qëndruar në qetësi, ndërkohë që policia ka reaguar menjëherë prej tyre, duke ushtruar dhunë. Frocat e rendit kanë përdorur spray ndaj tyre dhe shkopa gome. Ndaj protestuesëve është ushtruar dhunë kur janë shoqëruar në komisariat sipas dëshmive.

New31.al