Propozimi i teologut Vladimir Kera: Për çdo martesë që bëhet në xhami, të plotësohen dokumentet edhe për gjendje civile

Duke marrë shkas nga ngjarja e mjekut Dervish Hasi që ishte i martuar me 4 gra, bazuar në fe, njëra prej të cilave minorene, teologu Vladimir Kera ka bërë një propozim publik se si mund të rregullohet rasti i poligamisë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Vladimir Kera solli shembullin nga Gjermania, ku çdo martesë që bëhet në xhami, automatikisht plotësohet dokumentacioni edhe për gjendjen civile.

Në këtë aspekt, ai i bëri thirrje instancave shtetërore në Shqipëri që të bashkëpunojnë me institucionet fetare për të pasur bashkërendim të veprimeve mes tyre.

“Kam pasur një përvojë në Gjermani, çdo martesë që bëhej në xhami automatikisht plotësoheshin letrat për gjendje civile. Ne kishim autoritet edhe institucional. Ndodh divorci. Çfarë ndodh me atë vajzë që s’ka asnjë deklaratë? Është e rëndësishme që shteti shqiptar të akordohet me institucionet fetare që të gjitha martesat të futen në kod dhe të gjendet urë komunikimi që ato që ndodhin në objekte kulti të futen në gjendje civile”, u shpreh teologu Vladimir Kera.

/tvklan.al