Pronarë të dy fermave të kanabisit në Angli, dënohen me burg dy kushërinjtë shqiptarë

Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga Gjykata e Lartë në Playmoth, pasi ishin arrestuar dhe akuzoheshin për dy ferma kanabisi.

Djemtë, të cilët sipas mediave të huaja janë kushërinj janë burgosur pasi kanë pranuar se kanë prodhuar kanabis me vlerë dhjetëra mijëra paund në dy prona në Plymouth.

Kushërinjtë Fatmir Kurmekaj, 34 vjeç, nga High Wycombe dhe Fatjon Kurmekaj, 36 vjeç, nga The Crescent, Plymouth, u paraqitën sot në Gjykatën e Plymouth Croën ku u dënuan për një sërë veprash, duke përfshirë drejtimin e automjetit pa sigurim, pasi Fatmiri nuk kishte as një leje drejtimi.

Të dy autorët janë dënuar në Gjykatën e Plymouth Crown, ku gjykatësi Robert Linford tha se ata u ndaluan nga policia ndërsa po shkonin drejt Plymouth më 26 gusht 2021.

Oficerët gjatë kontrollit fizik iu gjetën grupe çelësash që i përkisnin dy pronave në Plymouth të cilat ishin shndërruar në “operacione komerciale të rritjes së kanabisit”.

Në një seancë të mëparshme, akuza teksa lexonte faktet provoi para gjykatësit se në secilën nga të dy pronat oficerët gjetën jo vetëm bimë kanabisi, por edhe dy emigrant shqiptar.

Emigranti shqiptar Teslim Muhmutag, i gjetur brenda pronës së tyre u burgos më vonë për shtatë muaj, ndërsa Adrian Kurmekaj, i cili u gjet në shtrat, u dënua me 30 muaj burg.

Gjatë një seance të mëparshme, prokurori i tha gjykatës se pjesët e një dyshemeje dhe tavani midis dy banesave ishin çmontuar për të lejuar që e gjithë shtëpia të shërbente për rritjen e bimëve ndërsa një shkallë i lidhte të dyja pronat.

Gjithashtu, nga hetimi i tabulateve telefonike u arrit në përfundimin se dy kushërinjtë kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në operacion.

Kontaktet telefonike të hetuara nga policia treguan se dyshja kishin qenë në kontakt me njëri-tjetrin si dhe me persona të tjerë të përfshirë në operacion.

Gjykatësi tha se ky ishte një “operacion tregtar” i cili kishte për qëllim të prodhonte “sasi industriale kanabisi” dhe dyshja kishin “funksion operacional ose menaxhues brenda zinxhirit”.

Gjyqtari Linford vuri në dukje se ndërsa Fatmiri nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, Fatjoni ishte dënuar në 2015 me 30 muaj burg pasi akuzohej për trafik kokaine dhe në 2017 me 16 muaj burg për trafik kanabisi.

Duke marrë parasysh shkallën e angazhimit të të dyve në aktivitetin kriminal, gjyqtari i dënoi Fatmir dhe Fatjon Kurmekaj me nga 45 muaj burg secili.

/Opinion.al