“Progres për Luizin në të gjitha aspektet”/ Si i vlerëson Sebastian Brahimi format e trupave të VIP-ave në “BBV”?!

I ftuar në emisionin e sotëm të “Live From Tirana” ka qenë Sebastian Brahimi. Sportisti njihet për aktivitetin e tij si trajner dhe bodybuilder, i cili është vlerësuar me shumë çmime të rëndësishme në këtë fushë. Duke folur edhe për fenomenin e “Big Brother Vip Albania”, në studio është zhvilluar një lojë ku ai vlerësoi, me anë të notave nga 1 deri në 10, fizikun e banorëve dhe duke shtuar disa detaje në lidhje me aktivitetin e tyre fizik:

Janë totalisht jashtë forme, duket sikur asnjëri nuk e ka me terezi. Përveç Kristit, që mesa di unë është pak më i adaptuar me këtë fushë. E shoh shpesh herë që bën ushtrime nëpër shtëpi. Janë gjithmonë duke ngrënë gjëra që nuk duhen. Duhet të kenë një bazë të mirë ushqimore.

Me anë të një loje të zhvilluar në studio, Sebastiani duhej t’i vendoste nota vajzave të “Big Brother” për fizikun e tyre:

Kiara

Kiara nuk më duket shumë si tip sportiv. Ka një gjenetikë të mirë dhe duket bukur, por ka mundësi që të jetë edhe më e mirë. Nota nga 1 tek 10, 6!

Nita dhe Dea

Nita ka goxha fizik të bukur, 9! Edhe Dea ka fizik të mirë, 8-9!

Keisi

Keisi ka fizik shumë të bukur dhe është 9 ose 10. Mua më pëlqen shumë trupi i Keisit.

Efi

Efi nga trupi 7 ose 8!

Jori dhe Olta

E kanë trupin shumë të bukur të dyja. 10!

Ndërkohë për Luizin, është shprehur:

Ka hyrë goxha jashtë forme në Big Brother dhe kam parë që prap ushqehet mjaft keq dhe ka arritur një formë shumë të mirë. Ndoshta ka djegur shumë kalori duke menduar për strategjinë e lojës. Me syrin tim, mendoj se ka humbur 7 ose 8 kilogram aty brenda. Progres për Luizin në të gjitha aspektet. Duhet të ketë goxha stres.

Top Albania Radio