Programi i ri i Turjan Hyskës s’është ai që keni menduar, zbuloni detajet!

Lajmi se Turjan Hyska braktisi “Vizion Plus” për “Tv Klan” ka qenë një nga lajmet më të bujshme kohët e fundit në botën e medias. Me mbarimin e sezonit televiziv kanë filluar menjëherë të luhen gurët për sezonin e ardhshëm, me qëllimin për të rrëmbyer audiencën. Pasi u mësua se Tur Hyska mori me vete stafin e “Apartamenti “2XL”, që do të vinte me versionin dhe emrin e ri “Duplex”. Burime ekskluzive për robiz.al konfirmojnë detajet dhe programin e ri të Turit, që nis në sezonin e ri televiziv. Formati është i llojit “kuic familjar” që do të vijë në transmetim të dielave në mbrëmje ku në fokus do të ketë dy familje të ndryshme, çdo javë, të cilëve do t’u duhet të mundin kundërshtarët me dijet e tyre apo lojërat e ndryshme, program i cili do të mbajë titullin “Kuic Familja”.