Prishet miqësia, shkak Ledri Vula? Majk thumbon publikisht Capital T, reperi: Pse je i inatosur vëlla, të kam shfaqur dashuri…

Gjërat me Capital T dhe Majk duket se nuk janë më si më parë.

Capital T dhe Majk kishin një raport shumë të mirë së bashku, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar së fundmi. Në media po përflitet se dyshja janë zënë dhe madje po thumbojnë publikisht njëri-tjetrin.

Shkak për këtë janë bërë disa postime të dy artistëve në rrjetet sociale, të cilat na bëjnë të dyshojmë se e kanë me njëri-tjetrin.

Ka qenë Majk i pari që ka bërë një postim plot ofendime ndaj dikujt, pa përmendur emër, në InstaStory.

Më pas Capital T ka bërë një postim, që duket si kundërpërgjigje. “Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?”, ka shkruar ai.

“Prive.al” shkruan se zënka mes tyre ka ardhur si pasojë e duetit mes Capitalit dhe Ledrit, i cili do të publikohet pasnesër dhe mesa duket nuk është pritur mirë nga Majku.

Kujtojmë se Capital T dhe Majk kanë së bashku dy këngë të suksesshme, “Pasha jetën” dhe “Hala”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku duke marre miliona klikime ne YouTube.

(A.B)/Dosja.al