Princi William shfaqet në publik pa unazën e martesës!

Gjatë fjalimit që Princi William mbajti në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III fansave nuk iu shpëtoi një detaj. William nuk mbante në gisht unazën e martesës. William, me rastin e kurorëzimit të babait të tij, foli para 20,000 njerëzve në kujtim të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në 1953.

“Siç kishte thënë gjyshja ime kur u kurorëzua, kurorëzimi është një deklaratë e shpresave tona për të ardhmen. E di që ajo është atje lart duke na parë me dashuri. Ajo do të ishte një nënë shumë krenare”. Ndërsa William fliste, disa shikues të BBC vunë re se ai nuk kishte unazën e tij të martesës dhe filluan të komentojnë në Twitter.

Por pse William nuk mban unazë martese? Duka i Kembrixhit dhe Kate Middleton u martuan në vitin 2011. Por William ka zgjedhur të mos e mbajë unazën e martesës. “Nuk ka bizhuteri. Ai kurrë nuk kishte vendosur një të tillë. Nuk donte ta bënte tani. Është çështje preference personale”,-ka thënë një person nga pallati mbretëror.

Nga ana tjetër, Princi Harry theu traditën mbretërore duke mbajtur një unazë të thjeshtë platini në dorën e majtë. Është bërë e ditur së fundmi nga një burim pranë familjes mbretërore se Princi William nuk është aspak i gatshëm më që t’i besojë vëllait të tij.

Top Albania Radio