Princeshë Charlotte dhe princ George shpërthejnë në lot në funeralin e mbretëreshës Elisabeth II!

Princesha Charlotte, vajza 7-vjeçare e trashëgimtarit të fronit britanik William dhe e princeshës së Uellsit Kate Middleton, shpërtheu në lot në harkun e Wellington, menjëherë pas funeralit të mbretëreshës Elizabeth II.

Princesha Charlotte mbërriti në Westminster Abbey me nënën e saj, vëllain e saj princin George dhe gruan mbretërore Camilla. Vajza e William dhe Kate ishte e veshur me të zeza, madje kishte vënë një kapele, ashtu si nëna e saj. I vetmi element që “theu” pikturën njëngjyrëshe, ishte një karficë diamanti në formën e një patkoi. Karfica është dhuratë nga mbretëresha për vogëlushen. Princi George është parë gjithashtu duke qarë pranë të ëmës, Kate-it.