Presidenti francez Emmanuel Macron infektohet me Covid-19

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije pak minuta më parë nga një njoftim i presidencës franceze, ku thuhet se Macron pasi ka shfaqur simptpma, ka bërë testin që ka rezultuar pozitiv dhe tashmë ndodhet i izoluar, duke marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

Njoftohet se Macron ka shfaqur simptoma të lehta dhe do të qëndrojë i izoluar për shtatë ditë, ndërsa punën do e vijojë nga jashtë zyrave presidenciale.

/News31

Burimi: Le Monde