Premiera e “Policë për kokë” ishte një super sukses i vërtetë dhe këtë e tregoi më së miri reagimi i publikut (video)

Xhino Pasmaçiu është një polic i thjeshtë trafiku jeta e të cilit do të kthehet përmbys kur ai e gjen veten papritur në mes të një hetimi policor shumë të rëndësishëm dhe… të rrezikshëm!

Së bashku me dedektivin legjendar Maksimilian Murati, ata do të kalojnë një aventurë plot të papritura, në 48 orët më të paparashikueshme në botë.

Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e “Policë Për Kokë”, një prej filmave mê të shumëpritur të vitit, teksa shfaqja e parë para publikut e aksion/komedisë me protagonistë Nik Xhelilajn dhe Olsi Bylykun mund të themi që ka qenë një sukses i vërtetë.

Batutat e aktorëve, humori fin, historia interesante dhe regjia e skenari krejtësisht me një frymë të re, u pritën mjaft mirë nga publiku, që e konfirmuan suksesin e komedisë me të qeshurat gjatë gjithë filmit, por edhe me duartrokitjet e gjata në fund të tij.

Puna e ekipit të “Policë Për Kokë” e sigurisht edhe loja e aktorëve i dhanë këtij projekti brohorimat e publikut dhe një mini “standing ovation” tërësisht të merituar le të themi.