Prej 15 vitesh ishte në një betejë të ashpër ligjore me miliarderin arab, gjendet e vdekur ish-princesha e Katarit

Kasia Gallanio, ish-princesha e Katarit, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Spanjë. 45-vjeçarja ishte prej pesëmbëdhjetë vitesh në një betejë të ashpër ligjore me miliarderin arab Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, pasi e akuzonte se kishte ngacmuar seksualisht një nga tri vajzat e tyre, kurse trashëgimtari i Emirit të Katarit e akuzonte viktimën se ishte e varur nga alkooli e drogërat.

Ish-çifti janë prindër të dy binjakëve 17-vjeçare, të cilat jetonin me nënën e tyre në Marbella. Ata kanë gjithashtu një vajzë tjetër, 15 vjeçe. Ishte kjo e fundit që telefonoi policinë spanjolle nga Parisi pasi kishte humbur kontaktet me të ëmën. Sipas medieve të huaja, policia gjeti trupin e Gallanio-s në një krevat pa shenja dhune. Sipas tyre shkak i vdekjes së 45 vjeçares është mbidoza, pasi Gallioano ishte përdoruese e rregullt e tyre, megjithatë autoritetet thanë se janë në pritje të rezultateve të autopsisë.