Pra, Brad Pitt dhe EmRata janë bashkë, apo jo?

Mos mendoni se e kemi 100% vëmendjen vetëm te Gigi Hadid dhe Leo, shohim ç’bëhet edhe vërdallë me Brad Pitt dhe EmRata.

Pak kohë më parë, njerëzit spekuluan se modelja Emily Ratajkowski dhe aktori Brad Pitt mund të jenë çifti më i ri i Hollywood-it, por joo tamam.

Domethënë, po dalin bashkë, por nuk janë ekzaktësisht çift.
Burimet thonë se për momentin, Brad s’është lidhur me njeri dhe se me EmRata-n është takuar disa herë.

Thashethemet për një lidhje mes të dyve nisën sepse Brad la kokën pas Emily në eventin e “Vanity Fair Oscar”, por sërish nuk po flisnin në një zonë private, përkundrazi, në prani të miqve.

Deri tani, nuk kemi të reja, por do t’ju përditësojmë për çdo hap.

Anabelmagazine