Pozuan gjysmë të zhveshura e duke puthur Rooney, modelet kërcënohen me vdekje

Trajneri i “Derby Country”, Wayne Rooney, është përfolur për një tjetër skandal kohët e fundit, për shkak se u fotografua nën shoqërinë e tre biondeve seksi, ndërkohë që ai nuk ishte në gjendje të mirë.

Fotot ishin realizuar pa vetëdijen e tij në një festë të çmendur kur njëra nga modelet e puthte, ndërsa dy të tjerat pozonin pranë 35-vjeçarit në një dhomë hoteli gjysmë të zhveshura e në pozicione të papërshtatshme. Fotografitë u publikuan nga vetë vajzat në “Snapchat” nga entuziasmi që kishin kaluar momente me dikë si Rooney.

Por, pasi i bënë “gropën” legjendës së Anglisë, i cili është burrë i martuar dhe ka katër fëmijë, Brooke Morgan, Elise Melvin dhe Tayler Ryan (të treja 21 vjeç) janë tronditur pasi kanë marrë kërcënime me vdekje.

“Ato kanë pasur kërcënime me vdekje, gjë që i ka ngacmuar. Ato ishin jashtë një natë dhe padyshim flirtuan me dikë si Wayne, i cili donte të kalonte kohë me to. Nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe nuk e meritojnë atë që po u ndodh”, shprehet një burim për “The Sun”. /News31