Pozon topless krah djalit 2-vjeçar, modelja e njohur i paraprin kështu komenteve negative në rrjet

Chrissy Teigen ka shkaktuar një lum komentesh me imazhet e fundit që publikoi në rrjete sociale.

Modelja shfaqej topless teksa qëndronte pranë djalit të saj 2-vjeçar, Miles, shkruan “Daily Mail”.

35-vjeçarja i parapriu kometeve negative për aftësitë e saj të mëmësisë, duke shkruar krahas postimit: “Prit derisa të mësojnë se ne bëjmë dush së bashku”.

Chrissy po qëndronte në këmbë, e veshur me një korse të zezë me bel të lartë, ndërkohë që Miles qëndronte tek këmbët e saj.

Supermodelja mbuloi gjoksin e saj të madh me duar dhe kishte zgjedhur të vishte edhe taka të zeza, shumë të larta, për të nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara.

Chrissy është edhe nënë e një vajze 4-vjeçare, Luna, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa me këngëtarin e njohur, John Legend.