Post Malone është zyrtarisht baba! Zbulon gjininë…

Reperi 26-vjeçar Post Malone mirëpriti fëmijën e tij të parë, një vajzë, me të fejuarën në maj.

Lajmi u dha nga vetë muzikanti të hënën gjatë paraqitjes së tij të fundit në shfaqjen e Sirius XM The Hoëard Stern. Reperi zbuloi se e kishte “puthur” “vajzën” e tij para se të shkonte së fundmi në studion e regjistrimit.

Në fillim të vitit, Post Malone foli me dashuri për fazën e re në jetën e tij, duke ndarë emocionet e tij përpara pritjes së fëmijës së tij të parë.

“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumtur se kam qenë ndonjëherë”, tha ai. “Është koha të kujdesemi për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë”, tha reperi për People.

Bordo