Poem Blu dhe Dielli janë shokët më të rinj në qytet

Arbana është mikeshë e Ledrit prej vitesh, por tashmë edhe e Sarës. Kjo e fundit së bashku me Ledrin kanë lënë Gjermaninë dhe kanë ardhur më në fund në Shqipëri, dy muaj pas lindjes së vajzës për ta prezantuar vogëlushen me familjarët e për të kaluar kohë me ta.

Ditën e sotme Sara është takuar edhe me Arbanën e të dyja kanë nxjerrë shëtitje dy bebat e tyre, Diellin dhe Poem Blu-në.

Ka qenë Arbana ajo e cila postoi një foto krah Sarës, teksa shëtisnin e me siguri ndanin “hallet” që kanë si nëna të reja. Sara pak orë më parë tregoi se nuk e njeh më gjumin pas lindjes së Poemës ndërsa Arbana ka treguar se nuk gjen shumë kohë për veten pas lindjes së Diellit.

“Më herët sot duke shëtitur me të bukurën Poem dhe mamanë e saj të mrekullueshme Sarën”-shkroi Arbana krah fotos.