“Po udhëtoja me tren natën”, Nora Malaj tregon makthin: Si më përndiqte nga pas një burrë

Ish- zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” ka treguar rastin kur është përndjekur nga një djalë.

Ajo tha se ka qenë në moshën 19-vjeçe, dhe po shkonte nga Tirana në Durrës, kur vuri re se dikush po e ndiqte. Po ashtu ajo tregoi dhe bisedën që shkëmbyen me njëri-tjetrin.

“Në moshën 19-vjeçe udhëtoja me tren në darkë, dhe duhet të shkoja nga Tirana në Durrës.

U nisa nga shtëpia e gjyshes për të shkuar në Durrës, isha viti i dytë në fakultet, sapo isha fejuar.

Kur po ecja shikoja veten time, por në një moment pashë një njeri që më ndiqte, shpetoj hapat dhe ai shpejton hapat.

Erdhi në një moment kur ai kuptoi se unë po shkoja te stacioni i trenit dhe ai ndaloi.

Në këtë moment iu ktheva dhe i thashë: Nëse do të më takosh do të takohemi nesër, dhe ai më tha që thjesht doja të të shikoja”– tha ajo.