“Po të ketë ajo 5 këngë, unë këpus kokën!”/ Monika Lubonjës nuk i del inati me Semi Jaupajn: S’e meriton të jetë këtu

Reagimi i Semi Jaupajt ndaj lojës që Monika dhe Fifi i bënë banorëve të shtëpisë, nuk i ka pëlqyer aspak aktores. Për shkak se Fifi vinte vërdall nëpër shtëpi me shkop në dorë, Semi përjetoi dy herë sulm paniku.

Ndonëse Jaupaj dhe Fifi u sqaruan me njëra-tjetrën, Monika po e vuan ende sulmin që të gjithë banorët i bënë për këtë lojë që zgjati gati tre ditë. Gjatë kohës që po qëndronte me Fifin në dhomën e lavanderisë, Monika tha se Semi nuk është një artiste dhe nuk e meriton të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Ardhja e atyre të dyve (Semi dhe Donaldi) në këtë reality show, sidomos Semi, se Semi nuk është ndonjë figurë që duhet të ishte… Më fal, sa këngë ka kënduar Semi? Sa këngë ka në repertorin e saj si këngëtare? Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi pesë këngë sa kam unë pesë gishtërinjtë e dorës, këpus kokën unë!”,- u shpreh Monika.

Lubonja e përjetoi shumë keq sulmin nga banorët dhe një pjesë e publikut për lojën që bëri, saqë kur ishte në dhomën e dënimit nuk hëngri e as nuk piu. Madje ajo shpërtheu në të qara, sepse qëllimi i vetëm i gjithë kësaj ishte që Fifi të ndihej pak më mirë pasi Graniti i tha se e sheh si motër.