Po sikur t’ju themi që Luan Zhegu dhe Kozma Dushi së shpejti do të bëhen “Threedots”?

Flori Mumajesi sigurohet që me postimet në rrjet të tërheqë gjithmonë vëmendje. Zakonisht, Florin e kemi parë të publikojë video të të tjerë artistëve për t’i dhënë kolegëve mbështetjen e tij, ashtu sikurse në shumicën e rasteve lajmëron ardhjen e projekteve të reja në mënyrë më të veçantë.

Këtë herë, kantautori ka postuar një foto krah Luan Zhegut dhe Kozma Dushit, ndërsa duket tejet i lumtur për një takim të tillë. “Rritur me ju”, ka shkruar Mumajesi, ndërsa poshtë ka shtuar: “Threedots”. Duke njohur dëshirën e Florit për të rikthyer në vëmendje disa nga këngëtarët më të hershëm të muzikës shqiptare – siç ishte dhe balada me Mihallaq Andrean disa vite më parë – ndoshta Zhegun dhe Dushin do t’i shohim në një bashkëpunim gjatë këtij viti.

Flori-2

Mundet edhe që kjo foto të jetë realizuar nga Flori thjesht për nostalgji, megjithatë duke njohur ‘strategjitë’ e Mumajesit në rrjet, ky mund të jetë dhe një paralajmërim për një projekt që do të surprizonte një pjesë të mirë të publikut. Shpresojmë të ndodhë e dyta!

News31.al